
26/02 00:54
Këtë të diel, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur me një postim në Facebook, ku shfaqen pamje nga ndërtimi i Aeroportit të Kukësit.
Përmes një videoje 60-sekondëshe, Rama përcjell imazhe nga kantieri i ndërtimit. Videoja në fjalë shoqërohet një muzikë me çifteli, e cila është tradicionale e zonës.
“Mirëmëngjes dhe me këto 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë ka premtuar se Aeroporti i Kukësit do të jetë gati në pranverën e vitit 2021.
Top Channel