U vra pas sherrit për stallën e derrave, përcillet për në banesën e fundit 41 vjeçari, Ajet Guneli

19/12/2020 12:18

Ditën e sotme është përcjell për në banesën e fundit 41 vjeçari Ajet Guneli ekzekutuar dy ditë më parë në një lokal në fshatin Goraj, teksa konsumonte kafe me një shokun  e vet.

Ajet Guneli Dajlani u ekzekutua me 27 plumba pas një grindjeje banale nga Vangjel Polovina personit të cilit disa vite më parë i kishte dhënë një objekt me qira.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal ku Autori Vangjel Polovina ka shkuar me armë tip kallashnikov dhe ka shkrepur mbi trupin e 41 vjeçarit plot dy karikator.

Top Channel