2020-ën askush nga ne nuk mund ta parashikonte. Duket se dhe festat do të jenë shumë ndryshe këtë vit. Jo vetëm që nuk do të jemi në gjendje të mblidhemi me të afërm e miq sikuse është në traditën tonë të festave të fundvitit, por blerjet dhe aktivitetet që bëjmë në kohën e lirë kanë ndryshuar shumë.

Mënyra si blejmë ushqimet

Blerjet në internet u përshpejtuan në vitin 2020 dhe u ndie edhe në blerjet e ushqimeve. Ndërsa shumë prej nesh u përpoqën të qëndronin në shtëpi sa më shumë të ishte e mundur, shumë supermarkete filluan të dërgonin porositë e ushqimeve në shtëpi. Një pjesë e madhe e restoranteve kaluan në shërbimin “delivery”, qytetarët mund të bënin porosinë si në restorant dhe të prisnin tu vinte në shtëpi.

Duket se kjo ishte sfida e supermarketeve dhe restoranteve, shumë prej të cilëve e kryenin këtë shërbim për herë të parë, megjithatë duket se u përshatën shpejt.

Blerja e veshjeve në dyqanet me pakicë

Shitësit me pakicë (me rëndësi jo thelbësore) kanë pasur gjithashtu një vit të ndërlikuar. Bllokimet nënkuptonin se shumë dyqane rrobash ishin mbyllur dhe njerëzit ishin të detyruar të blinin rroba në internet. Problemi është se, me shumë njerëz që nuk dilnin për të punuar, shitjet u reduktuan.

Buxheti dedikuar festave mund të jetë më i ulët për shumë shqiptarë

Numri i njerëzve pa punë është shumë më i lartë për shkak të pandemisë. Punëdhënësit po shkurtojnë qindra vende pune ndërsa Covid-19 vazhdon të godasë ekonominë. Janë raportuar të mbyllura biznese të vogla për shkak të gjendjes të vështirë financiare por dhe në bizneset e mëdha ka pasur shkurtime të punëtorëve.

Kjo do të thotë që shumë njerëz do të kërkojnë të blejnë dhurata më pak të kushtueshme dhe të gjejnë mënyra për të kursyer para.

Më pak pushime dimërore

Për shkak të bllokimit të kufijve dhe anulimit të lëvizjeve ndërkombëtare, shqiptarët e kanë thuajse të pamundur të pushojnë jashtë vendit.

Frika nga infektimi dhe vështirësitë ekonomike vënë janë pengesë për qytetarët që të udhëtojnë edhe brenga vendit.

Dhuratat e bëra vetë janë në modë

Ndërkohë që po kalojmë më shumë kohë në shtëpi, është rritur tendenca për të dekoruar vetë shtëpinë dhe për të krijuar dhurata të personalizuara.

Darka e Krishtlindjes mund të duket ndryshe

Do të ketë më pak takime dhe më pak prej nesh rreth tryezës në darkën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Qytetarët dhe kryesisht të rinjtë e nisin Vitin e Ri duke festuar jashtë shtëpisë, në rrugët e qytetit ose ne lokale por kjo nuk do të jetë e mundur. Në vend vazhdon mbyllja pas orës 22:00 dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona janë të ndaluara, si masa anti-covid.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA