Shqipëria larg imunizimit kolektiv/ Mjeku Sulçebe: mund të jenë prekur vetëm 30% e qytetarëve

19/12/2020 12:14

Ndonëse kemi një numër të rritur të numrit të të infektuarve çdo 24 orë pothuajse prej dy muajsh edhe Shqipëria është larg imunitetit kolektiv .

Mjeku imounolog profesor Genc Sulcebe thotë se jemi ende në mes të rrugës pasi mund të jenë prekur vetëm 30 % e qytetarëve në Tiranë dhe në qytete të tjera ky numër është më i vogël.

Së shpejti nis një studim  në Tiranë  nëpër qendra shëndetësorë  me qytetarë të rastësishëm  nëpërmjet testit serologjik , për të parë se sa qytetarë janë prekur nga virusi . Ata që kanë  kaluar nuk është e nevojshme që të bëjnë vaksinën anticovid .Ky studim do të duhet të kryhet brenda tre javëve .

I pyetur në lidhje me vaksinën profesor Sulcebe është optimist por me parë duhet të sigurojmë një zinxhir ngrirës  për transportin e kësaj vaksine pasi nuk mjafton thjesht zinxhiri ftohës.

Top Channel