Shkollimi, punësimi, emigrimi, e ardhmja, këto janë disa nga sfidat me të cilat përballet rinia e vendit tonë. Sipas një sondazhi të fundit të Gallupit, rreth 62% e shqiptarëve duan të emigrojnë në një vend të zhvilluar të Evropës dhe a ndërtojnë të ardhmen atje.

“Leku është i pakët, puna është e pakët, gjërat janë të shtrenjta. Djali im punon hekurthyes. 20 mijë lekë në ditë a dalin në Tiranë. 220 mijë lekë është qiraja, 80 mijë lekë drita dhe ujë. Ka qenë jashtë, pa letra, pa gjë, por nuk e përballojmë dot. Punoj unë atje në fshat dhe ju sjell fëmijëve në qytet. Djali është 21 vjeç. Po u hapen rrufët do iki jashtë.”

“Është e tmerrshme që rinia jonë të vuajë në këtë farë feje. Duhen sistemuar. T’u gjenden punë, sipas arsimit përkatës, ja kjo është zgjidhja.”

“Çdo gjë vjen nga ekonomia.”

“Të gjithë duam të ikim, nuk ka shpresë në këtë vend.”

“Të rinjtë punë nuk kanë, të ardhme jo e jo. Qeveritë nuk kanë bërë asgjë si për ne që po plakemi dhe jemi pa pensione, edhe për fëmijët tanë. Kështu që çfarë do bëjnë, do emigrojnë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA