Zyra e Interpol Tiranës në bashkëpunimin me skuadrën e ekstradimeve në Angli, identifikoi vendndodhjen dhe prangosi për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë të dy personave “wanted” të dënuar në mungesë.

Top Channel mëson se përpara gjykatës të ekstradimeve në Londër ka dalë gjatë kësaj jave  Tedian Zoto dhe Andrea Mehmetaj.

Si pas komunikatës të policisë disa vite më parë,  policia e ka arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Më 13 korrik 2016  Tedian Zoto u dënua me 6 muaj burg në mungesë.

Ai është kapur në datën 1 mars 2016 , pasi në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova”, me Bulevardin “B.Curri”, duke lëvizur me automjetin e tij ka hyrë në kundërvajtje rrugore në sensin e kundërt të lëvizjes së mjeteve.

Pasi ka dorëzuar dokumentet e mjetit dhe lejen e drejtimit, punonjësit e policisë rrugore, i kanë kërkuar Zotos t’i nënshtrohej testit të alkoolit, nga ku ka rezultuar pozitiv në masën 03-04%.

Ai i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartëmonedhë me prerje 500 lekë të reja me qëllim që të shmangte gjobën. Policia ka bërë menjëherë kapjen në flagrancë të tij.

Policia ka marrë dëshmitë e policëve që tregonin se nga komunikimi me këtë shofer, ata kanë konstatuar se ai binte era alkool.

Ai ka nxjerrë portofolin dhe i ka thënë punonjësit të policisë “Nuk kam të tjera, se kaq më kanë mbetur”.

Andrea Mehmetaj është dënuan në mungesë me 8 muaj për vjedhje. Ai kishte zgjedhur Anglinë si vend-fshehje por arratia ka marrë fund pasi u identifikua që jetonte si emigrant ilegal në Angli.

Top Channel