​Rikthehet PDK-ja në Diasporë, konstituohet Këshilli Nismëtar i nëndegës në Gjenevë

19/12/2020 20:39

Në prenzencën e drejtorit të Departamentit për Diasporë të PDK-së, Elmi Reçica, zv. drejtorit të këtij departamenti Arben Gecaj dhe kryetarit të Këshillit Nismëtar Mujë Haziri, është mbajtur sot takimi Këshillit Nismëtar për nëndegën e PDK-së në Gjenevë.

“Kontributi i diasporës është i njohur dhe i sprovuar në të gjitha etapat kohore, në të cilat ka kaluar vendi. Këtë kontribut e kemi parë dhe ndjerë edhe në kohën e pandemisë.“, tha Elmi Reçica në fjalën e tij para të pranishmëve.

Në komunikatën e PDK-së për media thuhet se Reçica në vazhdim foli edhe për rolin e veçantë të Diasporës, aktualitetin politik nëpër të cilin po kalon vendi, Gjykatën Speciale dhe ngërçin institucional.

“Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale, nuk ka individë të akuzuar. Aty po gjykohet Kosova. Përmes kësaj gjykate, po tentohet që Kosova të paraqitet si shtet i dështuar.” tha Reçica.

Në vazhdim, ai tha se duhet të ndahet interesi shtetëror nga politika e popullizmit.

“Qeverisja e udhëhequr nga PDK-ja pati filluar me buxhet prej 600 milionë euro, ndërsa e përfundoi qeverisjen me një buxhet prej 2.3 miliardë euro. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.”, tha me tej Reçica

Rreth përfshirjes së diasporës, Reçica premtoi se PDK-ja do të angazhohet që diaspora t’i ketë përfaqësuesit e vetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Udhëheqësi i Këshillit Nismëtar për nëndegën e Gjenevës, Mujë Hajrizi, pasi falënderoi veprimtarët e vjetër të PDK-së në Zvicër, të cilët tha se me veprimtarinë e tyre me dekada kontribuan për lirinë dhe shtet-ndërtimin.

Ndërsa zv. drejtori i Departamentit për Diasporë Arben Gecaj, në fjalën e tij para të pranishmëve foli për historikun e PDK-së në diasporë.

Në pjesën e dytë të takimit, Reçica bashkëbisedoi me të pranishmit rreth aktualitetit politik.

Këshilli Nismëtar u pajtua që shpejt të fillojnë punën për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për nëndegën e Gjenevës.

Me vendim të kryesisë qëndrore të PDK-së, është themeluar Departamenti për Çështje të Diasporës dhe i cili ka filluar aktivitetet për riorganizimin e PDK-së në të gjithë Diasporën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA