Vatra të reja të COVID, dhjetëra plazhe mbyllen në Sideny

18/12/2020 15:25

Dhjetëra plazhe në New South Wales të Australisë, do të mbyllen pas paralajmërimit se janë shfaqur vatra të reja të COVID në plazhet e pjesës veriore të Sydney, ku janë zbuluar 28 raste të reja.

Autoritetet e këtij shteti australian u kanë bërë thirrje banorëve që sot t’i nënshtrohen testit të COVID-19.

“Të gjithë, madje edhe ata me simptomat më të lehta siç janë dhembja e kokës, kolla apo që kanë dhimbje fyti, duhet menjëherë të bëjnë testin e më pas të izolohen deri të marrin rezultatet e testit. Burimi i infeksioneve të reja është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Në anën tjetër, autoritetet shëndetësore frikësohen që kjo vatër mund të përhapet edhe në rajonet e tjera të Sydney, pasi që pritet të konfirmohet burimi i infeksionit. E organet kompetente kanë ngritur flamujt e kuq dhe të verdhë në 21 plazhe nga North Palm Beach e deri te Menley.

“Mos shkoni në plazhe, për shkak të përhapjes së koronavirusit, por edhe që të jeni më të sigurt sepse nëpër plazhe nuk do të ketë patrulla e as shpëtimtarë”, ka thënë Steven Pierce.

Top Channel