Spiropali: Ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 Prill

18/12/2020 21:25

“Të gjithë ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 prill”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ajo më tej tha se, “tërmeti dhe pandemia nuk kishin qenë kushedi se çfarë. Po na shohin sytë e po na dëgjojnë veshët budallallëqe nga më të pabesueshmet dhe propagandë nga më bajatet”.

“Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur Kosovës. Në luftë dhe në paqe. Brenda dhe jashtë. Por nuk duan Luli, Likja, Saliu”, theksoi Spiropali.

“Mburraveci Luli Gjumi mori sot pozat e patriotit, i cili, me pushtetin e ardhëm që s’ka për ta pasur kurrë, gjumin që s’do i dalë asnjëherë, dhe tabelën e shumëzimit që gjithmonë do ta gabojë, do dënoka gjenocidin serb. Lul, eja në vete gjumash! Për 8 vite në pushtet gjenocidin serb s’e zure kurrë me gojë”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:
Tërmeti dhe Pandemia nuk kishin qënë kushedi se çfarë. Po na shohin sytë e po na dëgjojnë veshët budallallëqe nga më të pabesueshmet dhe propagandë nga më bajatet.

Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t’iu gjendur Kosovës. Në luftë dhe në paqe. Brenda dhe jashtë. Por nuk duan Luli, Likja, Saliu.

Mburraveci Luli Gjumi mori sot pozat e patriotit, i cili, me pushtetin e ardhëm që s’ka për ta pasur kurrë, gjumin që s’do i dalë anjëherë, dhe tabelën e shumëzimit që gjithmonë do ta gabojë, do dënoka genocidin serb.

Lul, eja në vete gjumash! Për 8 vite në pushtet genocidin serb s’e zure kurrë me gojë.

Për të mos mbetur mbrapa Lulit, Likja mori pozat e superpatriotit që paska mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për Atdhe s’lë medalje pa dhënë dhe nënshtetësi pa shitur.

E dha një kushtrim patriotik demoniak edhe Sali Berisha. Me një zë që mund të dalë vetëm nga gurmazi i shejtanit, tha ca gënjeshtra aq të trasha nga ato që vetëm mendja e djallit mund t’i nxjerrë nga fundi i ferrit.

Nuk e besonim. Por paska shqiptarë që mund të jenë kaq të zinj në shpirt dhe kaq budallenj në mendje. S’e kanë problem të gënjejnë dhe të mburren pafundësisht shejtanbudallenjtë. Problemi i tyre është se s’ka kush t’i besojë. Prandaj dhe nxijnë. Prandaj dhe turfullojnë. Prandaj dhe do humbin.

Këto dy ditë dëgjuam një Quartet harqesh për muzike funebre me motive koniciane, posaçërisht thënien e famshme të Faikut; “Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë”. Megjithatë Quarteti i këtyre kaloi çdo kufi.

E vërteta vonon por nuk harron. Të gjithë ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 Prill.
Kur Likja s’do ketë më parti, Doktori do dalë përfundimisht në pension, Bashën do e zërë gjumi përgjithmonë.💤

Top Channel