![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T221509.575-800x450.jpg)
26/07 22:15
Një futbolliste 19-vjeçare është emëruar në postin e zv/ministres së Sportit në Bolivi.
Cielo Veizaga ka marrë një detyrë që prej një muaji lakmohej nga shumë sportistë të shquar në vendin amerikano-jugor.
Para 3 ditësh, sportistët i kishin shkruar një letër Presidentit Luis Arce që të nxitonte për emërimin e zv/ministrit, në mënyrë që të mos kishin probleme në përballimin e kompeticioneve të ardhshme.
Top Channel