Presidenti Erdogan takim nëpërmjet video-konferencës me kancelaren Merkel

18/12/2020 20:43

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, dy liderët kanë diskutuar çështjet për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe raportet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në periudhën e re.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një takim me video-konferencë me kancelaren gjermane Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, dy liderët kanë diskutuar çështjet për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe raportet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në periudhën e re.

Presidenti Erdoğan, duke vënë në dukje se Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE-në, falënderoi kancelaren gjermane për kontributin konstruktiv dhe përpjekjet në lidhje me marrëdhëniet Turqi-BE.

Erdoğan ka theksuar se përkundër gatishmërisë për rinisjen e bisedimeve me Greqinë, pala greke u ka ikur negociatave me justifikime të ndryshme, ndërsa nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të shfaqë qëllim të mirë dhe qëndrim konstruktiv në lidhje me Mesdheun Lindor.

Presidenti turk ka deklaruar se është humbur kohë në dy vitet e fundit në marrëdhëniet Turqi-BE për shkak të interesave të ngushta të disa vendeve anëtare.

Top Channel