Pas vaksinimit kundër Covid-19, infermieres i bie të fikët (VIDEO)

18/12/2020 14:40
Infermierja humb ndjenjat pas vaksinimit anti Covid-19

Ditën e Enjte, pas vaksinimit kundër koronavirusit të Pfizer/BioNtech infermierja amerikane mori humbi vetëdijen teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq infermieren se si për një moment humb vetëdijen derisa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”, thotë infermierja.

Në momentin që tenton të ecë, në mënyrë të befasishme rrëzohet dhe humb vetëdijen. Për fat të mirë mjekët që ishin afër, arrijnë ta menaxhojnë situatën.

Sipas raportimit të News Channel 9, disa minuta më vonë ajo ka reaguar dhe u është drejtuar sërish mediave. Mjekët kanë bërë të ditur se përbërësit e vaksinës nuk i kanë shkaktuar humbjen e vetëdijes, por Dover tha se ajo e humb vetëdijen shpesh sa herë që ndjen dhimbje.

“Më goditi befasisht. Ndjeja se po vinte. U ndjeva paksa e çorientuar, por tani jam mirë dhe dhimbja në kraharor më kaloi”, tha infermierja pasi vetëdijes.

Top Channel