Çështja e Alejandro Gomezit te Atalanta ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane që kanë shprehur interesin e tyre për futbollistin, por nuk është kështu për Juventusin.

Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici e mohoi kategorikisht interesimin për 32-vjeçarin, që me shumë mundësi, pas situatës së krijuar me trajnerin Gaperini, do të largohet nga Atalanta gjatë merkatos së Janarit.

Drejtuesi i “Zonjës së Vjetër”, deklaroi se Gomez është një futbollist shumë i mirë, por nuk bën pjesë në planet për merkaton e skuadrës. Paratici gjithashtu shtoi se të gjithë në klub janë të lumtur me lojtarët që janë në dispozicion të trajnerit Pirlo.

Top Channel