Ndotja në Prishtinë

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese.

Ndotja shkaktohet nga përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, makinat etj.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, disa pjesë të Prishtinës cilësia e ajrit është në shkallën 190, 182 e që është e rrezikshme për shëndetin.

Sot gjatë ditës në lagjen Pejton është parë duke dalë tym nga një objekt banimi, duke ndikuar kështu në ndotjen e ambientit.

Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ditë më parë ka njoftuar se presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje.

Top Channel