“Mrekulli mjekësore”/ Nënpresidenti amerikan bën vaksinën kundër koronavirusit

18/12/2020 15:14

Ditën e sotme, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence bëri vaksinën kundër koronavirusit.

Ai e mori dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me gruan e tij, Karen dhe mjekun Jerome Adams. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Pence tha se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe se shpejtësia me të cilën është zhvilluar është “mrekulli mjekësore”. Shtëpia e Bardhë tha se transmetimi i vaksinimit të Pence-it në televizion ka për qëllim “të promovojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe të krijojë besim te populli amerikan”.

SHBA-ja ka nisur të hënën vaksinimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech. Thuhet se vaksina është 95 përqind efektive. Tre milionë dozat e para të saj po shpërndahen në të 50 shtetet e SHBA-së.

SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Këtë javë, numri i të vdekurve kaloi 300,000.

Top Channel