Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar

Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar ka thënë për një television rus se janë të gatshëm ta zhvillojnë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë.

Lonçar njihet si “Doktor Vdekja” për shkak tw dyshimit në përfshirjen e vrasjes së ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Rusinë. Do të dëshironim që të dy vendet tona të punojnë në prodhimin e vaksinës, por edhe në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera”, tha Lonçar, shkruajnë mediet serbe.

Në Serbi, në procesin gjyqësor për vrasjen e Gjingjiqit, dëshmitarë të caktuar kanë përmendur ministrin aktual serb se ka qenë bashkëpunëtor i Klanit të Zemunit, klan i njohur kriminal i përbërë nga  Dusan Spasojeviq dhe Milorad Ulemek “Legija”.

“Doktori i vdekjes është Lonçari, ngase iu ndihmoi miqve të Klant të Zemunit dhe iu ndihmoi edhe të tejrëve që të shkonin në botën tjetër”, pati deklaruar dëshmitari Dejan Milenkoviq.

Lidhur me vaksinën ruse, për të cilën u raportua se as Vladimir Putin nuk do ta marrë, për shkak të masave të sigurisë, “Doktor Vdekja” pati fjalë të mëdha.

“Përveç Rusisë, asnjë shtet tjetër nuk ia ka siguruar vaksinën Serbisë që ta hulumtojë vaksinën. Kemi laboratorë në të cilët do të analizohet pikërisht kualiteti i vaksinës ruse”, ka thënë Lonçar.

Top Channel