Kryeministri i Greqisë cakton datën: Do të vaksinohem me gruan ‘live’ në spital

18/12/2020 21:56

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij do të vaksinohen për COVID-19 më 28 dhjetor.

Vaksinimi i tyre,  do të bëhet me kamera në Spitalin Evangelismos . Me këtë lëvizje, kryeministri do të dërgojë mesazhin se vaksina është e sigurt dhe ata që kanë rezerva mund të vaksinohen. Vihet re se përpara Kryeministrit, do të jetë vaksinuar, Dimitris Pistolas, drejtori i Shërbimit Infermieror Evangelismos.

“Shumicën e kohës përpiqem të qëndroj si një profesionist i fortë në mënyrë që të duroj dhe të jap kurajo. Mendërisht brenda jam përkulur. Ne qëndrojmë në këmbë për të ndihmuar shokun tonë”, tha Dimitris Pistolas.

Mitsotakis më parë kishte paralajmëruar se ai dhe familja e tij do jenë të parët që do vaksinohen në Greqi për të siguruar efikasitetin e vaksinës.

Top Channel