I pastrehu i dënuar përjetë për $20 marijuanë, lirohet pas 12 vjetësh në SHBA

18/12/2020 21:38
Fate Winslow, djathtas, deh avokatja Jee Park

Në vitin 2008, një polic me rroba civile iu afrua Fate Winslow në qytetin Shreveport, Louisiana në SHBA, dhe i kërkoi të blinte marijuanë.

Winslow, i cili asokohe ishte i pastrehë, mori hua biçikletën e një shoku dhe u kthye pas dhjetë minutash me dy qese të vogal marijuanë me vlerë $20, thanë avokatët mbrojtës të Winslow nga grupimi aktivist IPNO.

Oficeri i policisë e arrestoi atë dhe për arsye se Winslow kishte tre precedentë kriminalë – një vjedhje banese kur ishte 17 vjeç në 1985, një vjedhje makine në 1995 dhe zotërim kokaine kur ishte 36 vjeç – mori dënim me burgim të përjetshëm.

Dje ai doli i lirë nga burgu pas rigjykimit të rastit të tij, me dënimin e ri 12 vjet, aq sa kishte kryer.

Grupi i tij mbrojtës IPNO tha se cështja sinjalizon mangësi të thella në sistemin penal në SHBA.

“Ka qindra indivisë që po kryejnë denimë të përjetshme për krime jo të dhunshme në Louisiana,” tha Jee Park, avokatja e Winslow dhe drejtore e IPNO. “Dënimi i ekzagjeruar për Winslow nuk ishte as kushtetues e as human. Ai nuk u dënua për krimin por pë rrethanat e tij të jetës, dhe ne sot po mundohemi të korrigjojmë këto dënime jo-kushtetuese dhe jo-humane”.

Tani që në SHBA 15 shtete dhe Washington DC kanë legalizuar përdormin e kanabis, droga është kthyer në një industri miliarda dollarëshe, edhe pse mbetet ilegale sipas ligjit të përgjithshëm federal.

Me shtimin e shteteve që e legalizojnë atë, avokatët kërkojnë lirimin e të dënuarve për shkelje të lidhura me marijuanës. Kur shteti i Ilinois legalizoi kanabis në 2019, për shembull, u ofrua lehtësim i dënimeve për 770,000 rezidentë të dënuar për shkelje të lidhura me të.

Edhe New York bëri një lëvizje të ngjashme në 2019, megjitse marijuana nuk ende e ligjshme në këtë shtet.

“Unë jam afruar më shumë me babanë pasi ai u burgos,” thotë Faith Winslow Canada, e bija e Winslow. “Mesi pres të kem babanë në jetën time. Dymbëdhjetë vjet janë një kohë e gjatë. Ai e meritonte një shans të dytë dhe jam e lumtur që iu dha”, shton ajo. (CNN)

FOTO GALERI
1/4
Winslow kishte tre precedentë kriminalë dhe mori dënim me burgim të përjetshëm.

Top Channel