Çuçi i dorëzon çelësat Milva Ekonomi, mesazhi i parë si ministre e Bujqësisë: E gatshme për të dëgjuar bashkëpunëtorët e mi!

18/12/2020 16:24

Milva Ekonomi ka marrë sot zyrtarisht detyrën e re si ministre e Bujqësisë.

Bledi Çuçi i ka dorëzuar Ekonomit çelësat e kësaj ministrie, ndërsa kjo e fundit gjatë mesazhit të saj të parë u shpreh se do të jetë  gjithmonë e gatshme për të dëgjuar e konsultuar  me bashkëpunëtorët e saj në çdo rast.

“Gjatë marrjes së detyrës nga Bledi Çuçi, u njoha më në detaje me punët e realizuara, por edhe me ata të planifikuara për vitin që vjen. Me ketë rast i sigurova bashkëpunëtorët e mi, se do ta jem gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e qëndrueshme të produkteve bujqësore dhe përafrimin me praktikat më të BE, për një Bujqësi Europiane”, shkruan ministrja e re e Bujqësisë Milva Ekonomi.

Top Channel