Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga cikloni i fuqishëm që ka goditur shtetin ishullor të Paqësorit.

“Unë mund të konfirmoj vdekjet nga Divizioni Perëndimor dhe një është nga Divizioni Verior”, tha Vasiti Soko, drejtoresha e Zyrës Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive në Fixhi.

Megjithatë, ajo tha se rrethanat e fataliteteve ende nuk janë gjetur, raportoi e përditshmja “Fiji Times”.

Fixhi të enjten vendosi orë policore gjatë natës ndërsa Cikloni Yasa ishte gati të godiste vendin e arkipelagut në Paqësorin Jugor.

Soko tha se cikloni shkaktoi qindra miliona dollarë dëme. Fixhi, me një popullsi prej më pak se 1 milion banorë, është një arkipelag me mbi 300 ishuj në Paqësor.

Qeveria ka shpallur gjendje të katastrofës natyrore për një periudhë prej 30 ditësh që nga e mërkura. Reshjet e shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut ndërsa qytetarëve u kërkohej të qëndronin brenda dhe të shkonin në vende më të sigurta.

Zyra e Soko-s ka lejuar shitësit dhe tregjet anësore të rrugës të rinisin biznesin nga e shtuna. Por, cikloni ka dëmtuar mbi 100 rrugë.

Autoriteti i Rrugëve të Fixhit tha se 24 rrugë janë mbyllur në Divizionin Qendror, 17 rrugë në Divizionin Lindor, 18 në Divizionin Perëndimor dhe 42 rrugë në Divizionin Verior për shkak të dëmeve të shkaktuara nga cikloni.

Top Channel