Të gjithë e dimë që frutat dhe perimet janë të mira për tu konsumuar, por vetitë e tyre shëndetësore nuk ndalojë këtu. Ato mund t’i përdorni fare mirë edhe si trajtime natyrale për bukurinë e jashtme. Në këtë artikull do të flasim për boronicat e shijshme me të cilat Shqipëria krenohet.
Përtej shijes së mirë dhe një sërë përfitomesh shëndetësore ato ju dhurojnë edhe shkëlqim, rini dhe freski në lëkurë. Mësoni katër mënyrat dhe si t’i përdorni për këtë qëllim në shtëpitë tuaja.
Kundër rrudhave
Bornicat përmbajnë shumë përbërës të cilët punojnë si trajtim anti-rrudhë. Këtu futet kolagjeni shumë i rëndësishëm për elasticitetin e lëkurës, ndërsa antioksidantët luftojnë radikalet e lira dhe rrezet UV të cilat shkaktojnë vijëzime dhe njolla në fytyrë. Në një enë shtypni rreth 30 gr boronica e më pas 1 lugë gjelle vaj kokosi. AgroWeb.org ju këshillon që t’i përziejini këta përbërës derisa të krijohet një masë e trashë dhe homogjene. Merreni pak nga pak me duar dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore, mos harroni të fokusoheni në pjesët ku keni më shumë rrudha. Lëreni në fytyrë për 15 minuta më pas lajeni me ujë të bollshëm. Nëse keni fytyrë shumë të yndyrshme përdorni edhe një larës për ta hequr sa më mirë maskën.
Për lëkurë të thatë
Lëkura e thatë ka tendenca të krijojë më shpejt rrudha dhe të duket e lodhur ndaj trajtimet hidratuese janë të domosdoshme. Boronicat përmbajnë shumë vitamin C e cila zbardh dhe rinon lëkurën. Largoni lëkurën dhe qelizat e vdekura nga fytyra me trajtimin boronicë dhe sheqer. Ju duhet 2 lugë gjelle boronica të shtypura në formë pureje, 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe fërkoni me këtë masë fytyrën tuaj. Përdorni lëvizje rrethore dhe ushtroni forcë mesatare derisa lëkura të fillojë të skuqet paska, por jo ta teproni pasi mund të dëmtoni qelizat e shëndetshme. Bëjeni këtë veprim për 1 minutë e më pas AgroWeb.org ju sugjeron që ta lini maskën në fytyrë edhe për 5 minuta të tjera që të veprojë. Në fund shpëlajeni më ujë të freskët.
Largoni njollat
Në këtë trajtim AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni mana në vend të boronicave për një rezlultat sa më të mirë. Manat ndihmojnë në largimin e njollave të diellit apo të moshës të cilat mund të shfaqen kudo në lëkurë, por sidomos në fytyrë. Përzieni 1 lugë gjelle pure manash me 2 lugë gjelle kos dhe vendoseni në fytyrë, kraharor apo duar, kudo ku keni problemin. Lëreni të veprojë për 10 minuta e më pas shpëlajeni me ujë.
Zbusni skuqjet e lëkurës
Vetitë anti inflamatore të boronicave ndihmojnë në qetësimin e skuqjes apo pigemntimit të lëkurës. Në një enë përzieni 30 gr pure boronicash, 30 gr xhel aloe vera dhe vendoseni në zonat ku keni problemin. Lëreni të veprojë për 15 minuta e më pas mund ta shpëlani me ujë./AgroWeb
Top Channel