Bora në Japoni/ 1000 makina “të ngrira” në trafik (Foto)

18/12/2020 12:09

Mbi 1000 automjete janë bllokuar në autostradë për dy ditë pasi një stuhi bore goditi Japoninë.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të lirojnë makinat ndërkohë që kanë shpërndarë ushqim, karburant dhe batanije shoferëve në autostradën “Kanetsu”, e cila lidh kryeqytetin Tokio me Nigatan, në veri.

Bora që ka filluar të mërkurën ka shkaktuar bllokime të shumta trafiku përgjatë rrugës dhe ka lënë më shumë se 10,000 shtëpi pa energji elektrike.

Sipas agjencisë meteorologjike, bora e madhe pritet të vazhdojë gjatë fundjavës.

Kryeministri i vendit Yoshihide Suga ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit dhe i kërkoi publikut të jetë i kujdesshëm.

Top Channel