“Arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim”/ Rama: Rëndësi ka të mos kthehemi mbrapa

18/12/2020 21:30

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot duke publikuar një fotogaleri nga disa prej punëve të qeverisë nga rindërtimi e deri tek investimet në infrastrukturë se, arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim.

Ai u shpreh se nëse aq shumë ditë, nuk do të ishin çuar dëm në të shkuarën, sot do të ishim ngjitur shumë më lart.

Por theksoi Rama, tani rëndësi ka që të mos kthehemi mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur, me një përparim të vogël përditë, në çdo drejtim
“Arritjet e mëdha realizohen duke bërë çdo ditë, me durim, një përparim të vogël dhe nëse aq shumë ditë, o Zot sa shumë, nuk do të ishin çuar dëm në të shkuarën, sot do të ishim ngjitur shumë më lart…”, tha Rama.

“Por tërë ajo kohë e ikur nuk kthehet më, tani rëndësi ka që të mos kthehemi më mbrapa, po të vazhdojmë ngjitjen pa u ndalur, me një përparim të vogël përditë, në çdo drejtim!”, u shpreh Rama.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel