​Osmani pezullon nga puna sekretarin e përgjithshëm të Presidencës

18/12/2020 15:42

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka marrë vendim për pezullimin nga puna sekretarin e përgjithshëm të presidencës, Driton Gashi, me dyshimin për shkelje të rënda.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenin 84 (paragrafi 2) dhe neni 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovë, neni 17 (paragrafi1) të Ligjit nr.03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, neni 16 (paragrafi 1 dhe 3) të Rregullores nr.062012 për pozitën e lartë Drejtuese në Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës nenit 6 (paragrafët 1, 10, 1.15 dhe 1.18) të Rregullores nr.04/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil dhe nenin 3 (paragrafi 1), nenit 4, nenit 17 (paragrafi 2) dhe nenit 18 (paragrafi 2) Rregullores (P) NR.02/2016 për Strukturën Organizative të Presidencës nxjerr

VENDIM:

1. Pezullohet nga puna Sekretari i Zyrës së Presidentit, z.Driton Gashi, me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

2. Pezullimi i z.Driton HGashi zgjatë deri në përfundimin e procedurave të shkeljeve të supozuara.

3. Pezullimi i z.Driton Gashi nuk e paragjykon rezultatin e shkeljeve të supozuara dhe hetimeve rreth rastit nga organet e drejtësisë.

4. Pagesa përgjatë pezullimit nga puna të Z.Driton Gashit realizohet sipas dispozitave në fuqi ndaj atij i lejohet të marrë 50% të pagës.

5. Deri në përfundim të procedurave disiplinore dhe hetimeve nga organet e drejtësisë z.Driton Gashit i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentacion zyrtar të këtij institucioni.

6. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA