​130 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 21 në gjendje më të rëndë

18/12/2020 09:39

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 130 pacientë të infektuar me SARS CoV2.

Nga spitali njoftojnë se 89 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 21 janë në gjendje më të rëndë. Ndërkohë që 4 pacientë janë në respirator (CPAP)

“130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në respirator (CPAP), 89 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga këta, 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 5 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet njoftimin e spitalit.

Top Channel