VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një biznes bombolash gazi në Greqi, raportohet për të plagosur

17/12/2020 22:31

Dy persona u plagosën nga një shpërthim, që ndodhi pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në një biznes me bombola gazi në Rrugën Spyrou Mela në Kalivia, Lamia.

Mediat helene raportojnë se shpërthimi shkaktoi një zjarr shumë të madh, duke tronditur të gjithë zonën.

Megjithëse ndërhyrja e menjëhershme e Shërbimit Zjarrfikës me pothuajse të gjitha forcat e saj, shumë shpejt vuri zjarrin nën kontroll të pjesshëm.

Por një shpërthim i ri, i cili ndodhi pak minuta më vonë la të plagosur një punonjës të zjarrfikëses, i cili po përpiqej të shuante dhe kontrollonte zonën. I plagosur gjithashtu mbeti edhe pronari i një biznesi aty pranë.

Më vonë u dha një alarm dhe banorët u urdhëruan të evakuojnë zonën nga frika e një shpërthimi tjetër të madh. Të plagosurit u dërguan me ambulancë në spital për ndihmën e parë.

Top Channel