Shengeni Ballkanik, qeveria miraton vendimin: Serbët mund të vijnë në Shqipëri me kartë identiteti

17/12/2020 11:41

Shqiptarët dhe serbët mund të udhëtojnë drejt dy shteteve vetëm me kartë identiteti. Kjo është marrëveshja është miratuar në mbledhjen më të fundit të qeverisë.

Tirana zyrtare ndërmerr hapin e parë kështu,duke jetësuar idenë që cilësohet si shengeni Ballkanik. Ideja e shengenit ballkanik ka pasur edhe përplasje jo të vogla mes shteteve. Ndërsa kjo nismë përkrahet nga qeveria e Tiranës, Beogradit dhe Shkupit.

Për t’u bërë pjesë e kësaj nismeje është ftuar edhe Kosova, por që deri më tani, nuk ka qenë akoma pjesë e takimeve të kryeministrave të rajonit të Ballkanit Përendimor.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik, në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.

Vendimi i plotë i qeverisë

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10474, DATË 27.10.2011

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, ratifikuar me ligjin nr.10474, datë 27.10.2011, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Top Channel