Reagimi i Bashës për ministrat e rinj/ Balla: Nuk hy në pisllëkun që nxjerr nga goja Lulzim Basha

17/12/2020 21:36

Tema e sotme në emisionin “Open” i është kushtuar çështjes së dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një oficer policor dhe votimi sot në Kuvend për emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Numri dy i PS, Taulant Balla ka vlerësuar zgjedhjen e Bledi Çuçit si Ministër dhe shprehet se të dy ministrat e emëruar kanë mbështetjen e PS dhe grupit parlamentar.

Më tej ai kujton kohën kur kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qenë në detyrë ministër i brendshëm, kur në protestën e mbajtur në 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që do të ndërronte jetë pak ditë më vonë.

Taulant Balla: Që ne duhet ti marrim mendje Monikës se kush janë socialistët është pa vend. Nuk hy në pisllëkun që nxjerr nga goja Lulzim Basha, duhet t’ju them se të dy këta ministra të rinj kanë të gjithë mbështetjen e PS dhe grupit parlamentar. Ajo që me vjen keq është kjo luftë politike. Meqë Lulzim Basha është kryetar i PD-së, ka qen dhe vet ministër i brendshëm, është një ministër i brendshëm që nuk ka dhënë dorëheqjen kur u vranë katër persona.

Lulzim Basha ka 8 vite që ka një përgjegjësi në marrëdhënien e një ministri të brendshëm me 4 persona të vrarë dhe të tjerë të plagosur. Sandër Lleshaj vuri standard. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, por e vlerësoj Sandër Lleshajn sot.

 

Top Channel