Paris Saint Germain triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Lorient dhe rimori vendin e dytë të renditjes. Në “Parc des Princes” parizienët vuajtën jo pak të marrin tre pikët, por gjërat u bënë të lehta në fillim të pjesës së dytë, kur mbrojtësi i miqve, Gravillon shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë të tijtë me një lojtar më pak.

Nga pika e 11 metrave shkoi Kylian Mbappe, që gjuajti saktë dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa më pas ishte sulmuesi Italian Moise Kean, që shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren e PSG-së që ndërron kështu vendin me Lyonin.

Këta të fundit nuk shkuan dot më shumë se një barazim 2-2 përballë Brest, pasi ndonëse ishin të avantazh të një goli dhe me një lojtar më shumë në fushë, shkaktuan një penallti në shtesë dhe panë t’u rrëshqasë fitorja nga duart.

Zhgënjen edhe Marseille që u mposht 2-1 nga Rennes në transfertë. Skuadra e drejtuar nga portugezi Villas-Boas kaloi e para në avantazh me anë të Gueye, por Rennes shënoi dy herë në pjesën e dytë dhe mori tre pikë më se të merituara.

Lille bëri detyrën në transfertën ndaj Dijon, ku fitoi me rezultatin 0-2 dhe ruajti kështu kryesimin me 32 pikë, ndërsa Monaco u befasua në shtëpi nga Lens, që arriti të fitojë me rezultatin e pastër 0-3 në stadiumin “Louiss II”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA