Sot në Kuvend u votuan edhe emërimet e dy ministrave të rinj, Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në krye të Ministrisë së Bujqësisë.

Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi u votuan me 97 voto pro dhe 4 kundër.

Ajo që vihet re është se në emrat e deputetëve në parlament që votuan kundër është edhe Mimi Kodheli.

Po për këtë të fundit, Taulant Balla tha në Open se kjo duhet të jetë një lapsus: Nuk ka mundësi se Mimi ka qenë ulur me mua. Unë them që është një lapsus.

Top Channel