Një gol i Roberto Firminos në minutën e fundit të kohës së rregullt i dha fitoren 2-1 Liverpoolit ndaj Tottenhamit dhe ngjiti “the reds” të vetëm në krye të renditjes, me 28 pikë, 3 me tepër se “Spurs”-at e Jose Mourinhos.

Në “Anfield Road’ u zhvillua një sfidë me ritëm të lartë dhe intensitet, teksa Liverpooli ishte dominues në të gjitha aspektet, ndërsa Tottenham e kishte përgatitur strategjinë për të goditur nëpërmjet kundërsulmit.

Muhamed Salah zhbllokoi sfidën në minutën e 26’, ndërsa në të 33-ën ishte koreani Hueng Min Son që riktheu baraspeshën dhe kur dukej se skuadrat do të ndanin nga një pikë, Firmino mposhti për herë të dytë Hugo Lloris dhe i dha tre pikët Liverpoolit.

Në sfidat e tjera, Fulham e Brighton u ndanë në barazim pa gola, ndërsa ndeshja mes West Ham dhe Crystal Palace përfundoi gjithashtu në barazim, por këtë herë me rezultatin 1-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA