Ylli i Manchester United Paul Pogba është top synim i Juventusit në merkaton e janarit në vitin 2021, raporton gazetari i njohur Carlo Garganese.

Kampionët e Serie A Juventusi, kanë filluar bisedimet me agjentin e Paul Pogbas Mino Raiolan, dhe spekulohet se një marrëveshje mund të arrihet dhe të përmbyllet në janar.

Raiola foli për media në një intervistë për gazetën italiane “Tuttosport”, ku tha që të ardhmes së Pogbas tek Unitedi i ka ardhur fundi, duke vënë në alarm skuadrat si Juventus, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid rreth mundësisë për nënshkrimin me mesfushorin francez.

Nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet në janar, blerja 89 milionëshe e Manchester United mund të largohet në fund të edicionit 2020/21, por United rrezikon ta humbasë Pogban për gjysmë çmimi, pasi kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA