Tmerr në Prizren/ Vriten babë e bijë brenda shtëpisë, policia zbulon detaje të reja

16/12/2020 10:42

Një tragjedi ndodhi ditën e djeshme në një familje në Prizren, ku babë e bijë mbetën të pajetë brenda shtëpisë, teksa vrasja ndodhi në sy të anëtarëve të familjes.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se dje, rreth orës 19:30u informua nga Policia e Kosovës se në lagjen “Edit Durham”, në Prizren, në një shtëpi banimi ishin gjetur dy trupa të pajetë, ku dyshohej se ishte përdorur arma e zjarrit.

“Viktimat janë familjarë janë babë e bijë, të moshës 52-vjeçare dhe 21-vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur në ambient familjar, në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës. Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat  e rastit. Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë çuar deri në ngjarjen tragjike”.

Top Channel