Spektakël dhe gola në sfidën e parë të javës së 12 të kampionatit gjerman, që pa përballë njëra-tjetrës Eintrachtin e Frankfurtit dhe Borussia Monchengladbach, teksa rezultati final ishte në shifrat e barabarta 3-3 dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë.
Kapiteni Lars Stindl kaloi në avantazh Borussian në minutën e 14’, por reagimi i vendasve të Frankfurt ishte mjaft i mirë dhe fillimisht shënoi dy herë portugezi Andres Silva e më pas Barkok çoi shifrat në 3-1 që në pjesën e parë, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë.
Megjithatë ndeshja u komplikua për vendasit në minutën e 81-të, kur Abraham u ndëshkua me karton të kuq dhe la Eintrachtin me 10 futbollistë, ndërsa Borussia përfitoi maksimalisht nga epërsia numerike dhe arriti të shënojë dy herë me Stindl në minutat shtesë, duke marrë një pikë mjaft të vlefshme.
Kapiteni i Monchengladbach kompletoi kështu tripletën personale, duke fituar edhe sfidën në distancë me portugezin Andres Silva, që u ndal në kuotën e dy golave dhe një asisti në këtë ndeshje, ndërsa barazimi i sotëm ishte i katërti në 5 javët e fundit për të dy ekipet.
Top Channel