Detaje të reja nga gjetja e kufomave të çiftit në Itali/ Masakrimi i tyre mund të jetë mesazh (Fotot)

16/12/2020 11:59
Shpëtim e Teuta Pasho Vendi i gjetjes së kufomave

Detaje të reja janë publikuar ditën e sotme nga gjetja e dy trupave brenda tre valixheve pranë autostradës Firence-Pisa-Livorno, të cilat dyshohet se mund të jenë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, çifti shqiptar nga Vlora që u zhduk në vitin 2015.

Tgcom ka publikuar detaje të reja tronditëse për ta, ku gjithçka lidhet me djalin e tyre që në atë kohë ishte në burg. Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, burrë dhe grua shkuan në Itali për të gjetur fëmijët e tyre, pasi njëri po mbahej në atë kohë në Sollicciano. Një nga hipotezat e nxjerra është se krimi është bërë për t’i dedikuar një mesazh dikujt.

Tatuazhi në krah – Hetuesit janë ende të kujdesshëm dhe nuk e kanë konfirmuar identitetin e viktimave. Por në një krah të gjetur në njërën prej valixheve ka një tatuazh në formë spirance me emrin e qytetit shqiptar Vlore dhe një shkrim tjetër “SHP”. Kjo e fundit mund t’i referohej saktësisht inicialeve të tij, Shpëtim Pasho.

Ata janë masakruar për vdekje, ndoshta është një mesazh? Ajo që duket e sigurt, sipas vlerësimeve të para të gjyqtarëve, ishte një vdekje e dhunshme për të dy. Ata janë vrarë duke u shkelmuar, grushtuar dhe madje mbytur. Pastaj u copëtuan dhe u hodhën pranë burgut Sollicciano. Dhe këtu vjen një nga drejtimet hetimore. Ndoshta ishte një mesazh. Në atë burg, pikërisht në kohën kur çifti shqiptar u zhduk, djali i tyre u arrestua. Ai u arrestua për posedim të 6 kilogramëve marijuanë.

Kufomat e mbështjellura – Mbetjet e gjetura ishin mbështjellë me material najloni dhe shirit ngjitës, ndoshta për të ngadalësuar zbërthimin e tyre. Kufomat u prenë dhe u vunë në valixhe pak pas vdekjes, pastaj, varësisht nga vendndodhja e gjetjeve, dhjetëra metra nga njëri-tjetri përgjatë autostradës Firence-Pisa-Livorno, valixhet mund të jenë hedhur nga një makinë që lëvizte ngadalë përgjatë autostradës.  Të gjithë ishin të mbuluar me dhe e disa madje kishin rrënjë, kjo sjell që ata kishin qenë atje për shumë kohë. Por ndoshta jo më shumë se dy vjet, sepse pronari i fushës tregoi se dy vite më parë zona ishte pastruar mirë.

Dhuna ndaj gruas – Autopsia e burrit nxori në përfundim se ishte goditur në fyt. Ndërsa për gruan, zbuloi se ajo ishte rrahur barbarisht. Ajo kishte goditje të shumta në fytyrë dhe kokë, thyerje të kockave dhe atë të brinjëve.

Vajza: “Shpresoj të mos jenë ata” – Vajza e çiftit, e cila jeton në Castelfiorentino  të Firences dhe që në atë kohë kishte kontaktuar për zhdukjen e tyre tha: “Unë fola me karabinierët dhe unë jam duke pritur për përgjigjet e tyre për të shikuar në testin e ADN-së. Unë nuk do të doja të flisja me ndonjë gazetë derisa gjërat e vërteta të dalin nga policia e pranishme, ne kërkojmë qetësi sepse ne as nuk e dimë nëse trupat e gjetur janë ata apo jo”.

Po kërkohet një valixhe e katërt – Hetimet e kryera nga karabinierët e kryeqytetit toskan po vijojnë punën. Në valixhen e parë u gjet busti i një burri, në të dytën u gjet legeni dhe një këmbë që i përkisnin trupit të një gruaje. Në të tretin kishte në vend bustin dhe një këmbë tjetër të një gruaje. Gjymtyrët e poshtme të burrit mungonin. Një valixhe e katërt gjithashtu po kërkohet nga qentë e policisë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel