“Do ja them edhe Ramës”/ Osmani për mini-shengenin: Që nga fillimi ishte gabim! Nuk është konsultuar Kosova

16/12/2020 18:04

E pyetur për çështjen e minishengenit, presidentja në detyrë e Kosovës është shprehur sërish kundër dhe tha se këtë qëndrim të saj do e shprehë edhe në takimin që do ketë me kryeministrin Edi Rama.

Ajo tha se që nga fillimi ky projekt ka qenë gabim dhe së është në dëm të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kam akoma të njëjtin qëndrim për mini-shengenin. Do ta përsëris të njëjtën gjë edhe nesër. Kemi shumë argumente. Rama e bindi kryeministrin Hoti, por ne  nuk kemi asnjë dokument për këtë iniciativë. Nga fillimi ishte gabim. Nuk kishte gjithëpërfshirje.

Ajo që do të kërkoj është ta kemi dokumentin. Nuk kemi asnjë dokument se çfarë është ky minishengen, ku bazohet që nga fillimi është ishte gabim, ku Kosova nuk ishte e përfshirë, dhe nuk e dimë qëllimin.Nuk është konsultuar Kosova. Mustafa nuk është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Kam kohë që nuk e dëgjoj çfarë thotë sepse jam e zënë duke u marrë me sfida, shumë prej të cilave janë për faj të tij”, tha ajo.

Osmani tha se nëse vendi shkon në zgjedhje, kjo duhet të vlerësohet si diçka pozitive, pasi forcon më shumë demokracinë dhe institucionet.

“Politika në Kosovë mund të jetë e paparashikueshme. E kam të vështirë se çfarë mund të ndodh. Në fund të muajt janar do të qartësohet gjithçka. Do të shihet nëse forcat do të zgjedhin një president të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk duhet t’i shohim si diçka qe e dëmton vendin. Në këtë rast mund të prodhojnë institucione më të forta, sa i takon proceseve dhe sfidave. Cilado që të jetë sfida, ne deri në fund të janarit do duhet ti trajtojmë ato situata me maturi dhe urti. Nëse ndodhin zgjedhjet, do të ndihmonte në fuqizimin e demokracisë dhe për krijimin e institucioneve të reja ku parlamenti aktual nuk po arrin që t i kalojë disa probleme për shkak të shumicës parlamentare. S’mund të lejojmë që të vazhdohet me bllokada të tilla. Në parashikime se saktë se çfarë do të ndodh, e kam të pamundur. Shumë shpejt do të ketë qartësi dhe se si do të ballafaqohemi me këto rrethana.”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA