Bledi Çuçi, ministër i brendshëm/ Rama i dërgon emrin Presidentit, kthehet në qeveri Milva Ekonomi

16/12/2020 19:32

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Bledi Cucin si pasardhës të ministrit të dorëhequr të punëve të brendshme Sandër Lleshaj.

“Sot dërgoj për dekretim nga Presidenti thotë kryeministri , Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre bujqësie. Cucin dhe Ekonimin Rama i quan si dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.

Në këto shtatë vite qeverisje nga socialistët, Bledi Cuci do të jetë ministri i katërt pas Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Sandër Llleshajt që do të drejtojë ministrinë e brendshme.

Me këto dy propozime të reja kryeministri Edi Rama është treguar i kujdesshëm, për të shmangur një përplasje të re me presidentit Ilir Meta i cili e vonoi dekretimin ministër të Sandër Lleshajt dhe refuzoi atë të Gent Cakajt.

Bledi Cuci i propozuar për të drejtuar ministrinë e punëve të brendëshme aktualisht është  ministër i  bujqësisë.

Ai  u bë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kom­bëtare dhe kryetar i Komisionit të Asam­blesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Që prej Shkurtit 2012, ai mban edhe detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS.  Në qeverinë Rama1 prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale. Zoti Cuci është i dërguar politik i PS në Gjirokastër.

Milva Ekonomi aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë iu bashkua kabinetit qeverisës të kryeministrit Rama si ministre e Ekonomisë në vitin 2016. Në zgjedhjet e 2017 ajo u zgjodh deputete në Durrës. Zonja Ekonomi ka shërbyer edhe si zëvendës ministre e shëndetësisë. Nga viti 1994 deri në 2005 Ka shërbyer si Drejtoreshë e  Përgjithshme  i Institutit të Statistikave të Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA