Janë 14 844 rastet e reja pozitive me COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa viktimat e lidhura me virusin janë 846.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, pacientët e pranuar në kujdes intensiv COVID konfirmohen në rënie, me aktualisht 3 003 pacientë (-92) krahasuar me dje.

Gjithashtu, pacientët me simptoma kanë rënë nga 27 765 dje në 27 342 sot (-423).

Numri i të shëruarve u rritën me 21 799 duke shkuar në 1 137 416.

Aktualisht, rastet pozitive në Itali janë 667 303 (-7 806), ndërkohë që numri total i tyre ka arritur në 1 870 576

Top Channel