Vllaznia vazhdon të kryesojë tabelën e renditjes së Superligës. Shkodranët arritën ta fitonin në minutat e fundit ndeshjen përballë një kundërshtari të vështirë si Partizani.
Në Procesin Sportiv, foli Drejtori i Partizanit, Olsi Rama i cili u ndal të prezenca e tifozerisë shkodrane në stadium, në kundërshtim me protokollet. Një situatë e tillë në dëm të Partizanit ishte edhe në derbin me Tiranën.
Ndërkohë për sa i përket ndeshjes Rama tha se Vllaznia është një ekip teknikisht dhe taktikisht shumë i fortë.
“E dinim se kishim përballë një kundërshtar moralisht të fortë dhe teknikisht dhe taktikisht të rinuar. Na vunë në vështirësi, sidomos në pjesën e parë. Në momentin tonë më të mirë na goditën. Sigurisht nuk vodhën asgjë. Morën 3 pikë që i merituan, por nuk është ky Partizani që duam.
Humbjet janë pjesë e kampionatit dhe nuk ka asnjë çudi që të shkosh në Shkodër dhe të mundesh nga një Vllazni me shumë entuziazëm. Unë shpresoj që të vazhdojë mirë pasi i duhet një piacë si Shkodra, kampionatit shqiptar”- tha Rama.
Top Channel