“Si i shkon Arjonit në orën 5 të mëngjesit në krevat?”/ Ana: Është njerzillëk, kaq idiote mendoni se jam?

14/12/2020 19:27

Një bisedë me pyetje- përgjigje u zhvillua në studion e “Për’Puthen” mes Anës dhe djemve e vajzave, lidhur me publikimin e një videoje në italisht nga Arjoni, sipas të cilit sqaronte të vërtetën e fotografisë së shumëpërfolur nga shtrati.

Arbri: Pse nuk e ke deklaruar në studio, pse nuk i bërë të qarta në publik ndjenjat e tij për ty?

Ana: Duhet t’i deklarojë ai, kishte ai ndjenja. Jo unë.

Arjani: Kur shikon që dikush të ka bezdisur, të ka dashur kaq shumë, si i shkon në orën 5 të mëngjesit në shtëpi dhe në krevat?

Ana: Kujdes me “në shtëpi” dhe “në krevat”. Është njerzillëk t’i shkosh kur të kërkon ndihmë. Edhe nëse ti do më marrësh, edhe te ti do vij, kështu jam rritur.

Melisa: Është gjë normale, përderisa i ka kërkuar ndihmë, kanë bërë muhabet, ka vazhduar diskutimi, e ka zënë gjumi. Mua si femër mund të më ndodhë edhe vetë, kam patur të bëj me një lloj manjaku…

Më tej, e pyetur nëse i ka bërë ndonjë lloj premtimi Arjonit, Ana u përgjigj:

“E ke seriozisht? Nëse do i kisha bërë do kisha ikur nga kjo studio bashkë me Arjonin. Më vjen çudi, kaq idiote mendoni se jam të dal të bëj deklarata të rreme, kur mund të më kthehen 10-fish në pasojë mua? Kjo mund të më kthehet boomerang”.

Andi: Ne se të pyetëm, nuk të vramë.

FOTO GALERI
8/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA