Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Të shtëna me armë zjarri ndodhën në një ceremoni Krishtlindjesh në një katedrale në NewYork pasditen e së djelës, ku autori mbeti i vrarë.
Sipas medieve amerikane, policia iu përgjigj vendit të ngjarjes pak para orës 16:00. jashtë katedrales në 112th St dhe Amsterdam Ave.
Dhe siç thuhet më tej, kur arritën oficerët, i dyshuari qëlloi në drejtim të policisë, dhe policia pastaj ia ktheu me të shtëna.
Burri u qëllua dhe u dërgua në St. Luke’s Hospital, ku më vonë ndërroi jetë.
Zyrtarët e policisë thonë se burri arriti të hynte në majë të shkallëve dhe më pas filloi të hapte zjarr në ajër ndërsa dëshmitarët okularë thonë se burri u dëgjua duke thënë Më qëllo, më vrit!’
Sapo u qëllua i dyshuari, policët siguruan vendin e ngjarjes dhe gjetën një qese të mbushur me sende, si një kanaçe të mbushur me benzinë, litar, tel, thika të shumta, një Bibël dhe shirit.
Siç bëhet e ditur, asnjë oficer policie ose ndonjë pjesëmarrës nuk u plagos nga të shtënat në Manhatan të Neë Yorkut, ndërsa ende nuk dihet për motivin e të shtënave.
Top Channel