Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 741 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 213 kanë rezultuar pozitivë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Më shumë raste janë paraqitur në Shkup, e ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari. Po ashtu nga sëmundja e kanë humbur betejën me koronavirusin 26 pacientë. Mosha më e re e viktimave është 50-vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar. Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73 851 raste pozitive, prej tyre janë shëruar 50.046, numri i rasteve aktive është 21.658, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.147 persona. /Alsat/
Top Channel