Vijojnë luhatjet e Lazios në Serie A. Skuadra bardhekaltër u mposht 1-2 nga Verona brenda në Olimpico duke pësuar disfatën e dytë rresht në kampionat në shtëpinë e saj.

Edhe pse luajti më mirë se skuadra kundërshtare, Lazio e Simone Inzaghit i fali dy gola Veronës dhe gjithë ndeshjen, me ekipin e Juric që mori tre pikë të arta dhe parakaloi në renditje jo vetëm Lazion por edhe Romën që gjithsesi do të zbresë në fushë të dielën.

Në fundin e pjesës së parë autogoli i Lazzarit kaloi në epërsi Veronën, megjithatë Lazio nuk u demoralizua dhe në të 56-ën barazoi rezultatin me një gol të bukur të shënuar nga Felipe Caicedo. Atëherë kur mendohej se Lazio do të gjente dhe golin e epërsisë që do t’i jepte tre pikët, ishte Verona që shënoi sërish.

Një top i kthyer gabimisht pas nga Radu shkoi në këmbët e Tamezes që shmangu edhe Reinan duke realizuar golin e 1-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA