Derbi i qytetit të Mancester në futbollin anglez u mbyll me rrjeta të paprekura duke ruajtur status kuo-në e dy ekipeve në renditjen e premier Ligës, praktikisht me Junaitid me një pikë më shumë se Citizens.
Armata e trajnerit Pep Guardiola kishte shansin të bënte rokadën e të shtonte pikë në klasifikim por nuk mori më shumë se një barazim të thatë ndaj Djajve të Kuq.
Manchester United u entuziazmua për një penallti të akorduar nga arbitri por që u zhvlerësua nga sistemi VAR në rastin e Rashford, ndërsa për Sitin, ishin raste të pastra me Gabriel Jesus dhe Riyad Mahrez, por pa sukses në Old Treford.
Në sfidat e tjera, ra në sy fitorja dramatike e Aston Vilës 0-1 në fushën e Uolvwrhemton, me një penallti të konvertuar në gol nga El Gazi në minutën e 4 shtesë. Njukasëll arriti gjithashtu objektivin me suksesin 2-1 ndaj Uest Bromuic Albion. Golat e Qymyrxhinjve në impiantin Sejnt Xhejms Park, erdhën Almiron dhe Gejl.
Top Channel