Banorët e Shtipit dhe Pllasnicës të Maqedonisë së Veriut, sot do të votojnë për zgjedhje të kryetarit të komunës. Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00, ndërsa do të mbyllen në ora 19:00.

Banorët e Shtipit do të mund të zgjedhin mes pesë kandidatëve, ndërsa banorët e Pllasnicës do të zgjedhin mes dy kandidatëve.

Bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme lokale pasi ish-krerët e komunave kanë marrë detyra të reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës. Krerët e komunave do të kenë mandat prej nëntë muajve, respektivisht deri në vjeshtë të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë 41.777 persona. Në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona nga katër fshatra, të cilët mund të votojnë në nëntë vendvotime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA