Kullë me kafka njerëzore/ Zbulim i arkeologëve në Meksikë

12/12/2020 17:19

Arkeologët kanë bërë gërmime në shumë sektorë të një kulle të jashtëzakonshme azteke me kafka njerëzore, nën qendrën e qytetit të Meksikos.

Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë në Meksikë tha se 119 kafka të tjera janë zbuluar. Kulla u zbulua në vitin 2015, gjatë restaurimit të një godine në kryeqytetin meksikan. Besohet se ajo është pjesë e tempullit të zotit aztek të diellit, luftës dhe sakrificës njerëzore. I njohur si Huet Tzompantli, kulla e kafkave qëndronte në një cep të tempullit të Huitzilopochtlit-it, padron i kryeqytetit aztek Tenochtitlan.

Aztekët kanë qenë një grup njerëzish që dominonin pjesë të mëdha të Meksikës qendrore nga shekulli i 14-të deri në të 16-ën. Perandoria e tyre u rrëzua nga pushtuesit e udhëhequr nga pushtuesi spanjoll Hernan Cortes, që mori Tenochtitlan-in në vitin 1521.

Zbulimi i strukturës cilindrike, kishte habitur antropologët, që prisnin të gjenin kafkat e luftëtarëve të rinj meshkuj, por ata gjetën atje edhe kafka grash dhe fëmijësh duke ngritur pikëpyetje për sakrificën humane në perandorinë azteke.

Top Channel