Zvicër/ Masa të reja kundër covidit deri më 22 janar

11/12/2020 17:34

Zvicra do të ketë masa të reja të COVID deri më 22 janar.

Zvicra do të mbyllë restorantet, baret dhe dyqanet nga ora 7 e mbrëmjes në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas The Guardian, qeveria tha se rajonet më pak të goditura nga pandemia do të lejohen t’i mbajnë vendet e hapura deri në orën 11 të mbrëmjes, derisa masat të hyjnë në fuqi të shtunën.

Masat, të vendosura pas diskutimeve midis qeverisë dhe autoriteteve lokale, gjithashtu ndikojnë në ngjarje dhe aktivitete kulturore të cilat janë kufizuar në grupe me pesë persona.

“Niveli i infeksioneve me koronavirus mbetet i lartë dhe në disa kantone po rritet përsëri. Spitalet janë afër limitit dhe personeli shëndetësor është nën presion. Situata është shqetësuese”, tha në deklaratë.

Kufizimet e reja, të cilat hyjnë në fuqi të shtunën do të zgjasin deri më 22 janar. Numri i përgjithshëm i të prekurve në Zvicër u rrit në 373 mijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5,867 persona.

Top Channel