Vijon forma e shkëlqyer për Wolfsburgun në Bundesliga. Java e 11-të e kampionatit gjerman nisi me suksesin 2-1 me përmbysje të ujqërve përballë Eintracht Frankfurt, me Wolfsburgun që regjistroi fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit dhe u ngjit në vendin e 4-t të renditjes me 21 pikë.
Skuadra e austriakut Oliver Glasner ende nuk njeh humbje në kampionat dhe bashkë me Bayer Leverkusen, Wolfsburgu është ende një nga dy skuadrat e pamposhtura të Bundesligas. Pas një pjese të parë pa gola, Bas Dost zhbllokoi sfidën me penallti në minutën e 62-të.
Po me penallti arriti t’i kundërpërgjigje bashkëkombasit të tij bomberi i Wolfsburg Weghorst në minutën e 76-të. Por pak para fundit të kohës së rregullt Weghorst shënoi edhe golin e fitores për ujqërit duke fituar kështu edhe duelin personal të bomberave holandezë me Bas Dost.
Top Channel