Poliomeliti, Hepatiti B, Difteria… Si t’i mbroni fëmijët tuaj nga këto sëmundje fatale

11/12/2020 20:33

Poliomeliti, Hepatiti B, Difteria, Tetanozi, Kolla e Mirë, Influenca Hemofilike e tipit b, etj janë vetëm disa nga sëmundjet të cilat i kanosen fëmijës suaj që në lindje. Për ta mbrojtur atë ka një mënyrë më të thjeshtë dhe praktike: vaksina!

Vaksina ka protokollin e saj dhe shërben për të forcuar në moshën e caktuar imunitetin e fëmijës suaj, që në vegjëli. Për të kuptuar rëndësinë e vaksinës, mjafton të dini se si ajo arrin të shpëtojë 5 jetë në 1 minutë.

Fëmijët e nisin proçesin e krijimit të imunitetit që në barkun e nënës, por e përforcojnë atë vetëm pas lindjes. Për të ulur predispozitën e infektimit me sëmundje të ndryshme, mjafton që trupi i foshnjeve të njihet me këto viruse apo baktere në formën e tyre të dobësuar, në mënyrë që kur këto rreziqe t’i kanosen nga vetë mjedisi i jashtëm, fëmija juaj tashmë do të ketë ndërtuar përgjigje imunitare.

Në ditët e sotme ka një mori mundësish dhe alternativash nga ku mund të zgjidhni, duke u bazuar në kohën dhe buzhetin tuaj. Mjafton një bisedë me mjekun tuaj pediatër për të mësuar llojet e vaksinave dhe efektin e tyre.

Ka vaksina Monovalente, pra vaksina të cilat ndihmojnë në forcimin e imunitetit ndaj një sëmundje të caktuar, apo vaksina të kombinuara të cilat e mbrojnë fëmijën nga disa sëmundje të ndryshme. Këto të fundit quhen Heksavalente (6 në 1) dhe janë krijuar për të porsalindurit, si dhe Tetravalente (4 në 1) të cilat janë të nevojshme për të mbrojtur fëmijën parashkollor para se të hyjë në kolektivin e shkollës. Këto vaksina prodhohen duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe përfaqësojnë një mënyrë të leverdisshme dhe efikase për të mbrojtur fëmijën tuaj nga disa sëmundje njëherazi. Gjithashtu, ato ju mundësojnë menaxhim më të mirë të kohës tuaj, pasi nuk do të shkoni disa here tek pediatri dhe, sigurisht, ndihmojnë që fëmija të mos bëjë disa gjilpëra.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA