Tërheqja e 10 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale do të ketë ndikim negativ në të ardhurat e qytetarit në periudhën e pensionimit.
Në veçanti efekti do të jetë tek qytetarët që nuk do t’u rimbursohen paratë nga shtetit, ata që kanë mbi 10 mijë euro kontribut pensional.
Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli në një intervistë për Top Channel ka sqaruar arsyet.
Tutje, Zalli tregon se transferimi i mjeteve nga llogaria e Trust tek ajo e qytetarit do të jetë pa kosto financiare.
Por, mjetet nuk do të mund t’i tërheqin trashëguesit e pensionit.
Derisa qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës e që kanë kontribut pensional, mund t’i tërheqin 10 për qind të mjeteve, vetëm nëse kanë llogari bankare aktive në Kosovë.
Nëse të gjithë qytetarët tërheqin 10 për qind të mjeteve që posedojnë në FKP, atëherë fondi i bie t’i tërheq nga investimet e jashtme 213 milionë euro.
586 mijë kontribues kanë nën 10 mijë euro në FKP-së dhe të gjithë janë objekt i rimburësimit nga shteti, që i bie rreth 120 milionë euro.
Top Channel